Skandali i basteve, Monti:Të pezullohet futbolli për 2-3 vjet
Kryeministri i Italisë, Mario Monti, ka propozuar pezullimin e futbollit në vend për dy ose tre vitet e ardhshme, për shkak të skandaleve me trukimin e ndeshjeve.
Katërmbëdhjetë persona, përfshirë kapitenin e ekipit Lazio, Stefano Mauri, janë arrestuar të hënën, në lidhje me akuzat për "fiksim të rezultateve”.
Arrestimet e së hënës çojnë në 50 numrin e të dyshuarve të arrestuar që nga viti i kaluar.
Mbrojtësi i skuadrës kombëtare, Domeniko Kriscito, është lënë jashtë ndeshjeve në Euro 2012, për shkak të hetimeve kundër tij.
Monti ka thënë se ideja për ndalimin e futbollit në Itali nuk është propozim i qeverisë, por sugjerim i tij personal.
“Unë nuk jam duke bërë një propozim, aq më pak një propozim që vjen nga qeveria ime, por është një dëshirë që ndonjëherë – edhe pse unë kam qenë shumë i apasionuar pas futbollit vite më parë – për dy ose tre vjet do të ishte mirë të pezullohej kjo lojë”- ka thënë Monti.