E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjiptianët shkatërruan zyrat e Ahmed Shafiqut

Raportet nga Egjipti thonë se një grup protestuesish në Kajro ka bastisur dhe i ka vënë flakën selisë së kandidatit për president, Ahmed Shafiqut.

Nuk është raportuar për të lënduar dhe thuhet që zjarri u shua shpejt, pa shkaktuar dëme të mëdha.

Ky incident vjen disa orë pasi autoritetet zgjedhore njoftuan se Shafiq do të përballet në balotazh për president më 16 dhe 17 qershor, me kandidatin e Vëllazërisë Myslimane, Muhamedi Morsi.

Qindra persona kanë dalë në rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë, të pakënaqur me kandidatin Shafiq, i cili u kualifikua për balotazh.

Shafiq ishte kryeministër në kohën e qeverisjes së Hosni Mubarakut dhe shumë nga vendasit thonë se një fitore e mundshme e tij, mund të çojë deri te një ringjallje e regjimit të Mubarakut.

Mubarak u largua nga pushteti pas demonstratave masive, në shkurt të vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›