E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rikthen në burg aktivistin e opozitës ruse

Gjykata në Minsk ka dënuar një aktivist të opozitës me 6 muaj burg, pasi siç thuhet, ka shkelur lirimin me kusht.

Vasil Parfjankou është dënuar me katër vjet heqje lirie në shkurt të vitit të kaluar, për shkak të pjesëmarrjes në protestat që kundërshtonin rizgjedhjen e Aleksander Lukashenkos në postin e presidentit. Ai është liruar me kusht në gusht të 2011-ës.

Qindra aktivistë të opozitës dhe mbështetës të tyre janë arrestuar për pjesëmarrje në protestat e 19 dhjetorit 2010.Shumica prej tyre janë dënuar me kohëzgjatje të ndryshme në burg, por janë liruar më pas me kusht.

Parfjankou është i pari që kthehet në burg për shkak të "shkeljes së lirimit me kusht".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›