Eurobondi Berisha Ne 2011 do kerkojme 500 milione euro
Kryeministri Sali Berisha ne nje interviste per uebsajtin financiar Bloomberg ka dhene detaje rreth veprimeve qe do te ndermerren ne vijim per buxhetin dhe per borxhin publik. Sipas Berishes nese kete vit Shqiperia shiti nje eurobond ne vleren e 300 milione eurove vitin tjeter do te kerkoje 200 milione euro me shume kjo e justifikuar me zevendesimin e borxheve me interesa me te larta por me nje me interes me te ulet. Nderkohe qe nje pjese tjeter e eurobondit do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor lidhur me investimet qe parashikohen ne te. Vitin tjeter ne do te dalim ne
tregjet evropiane sepse duam qe bankat vendase te kene hapesira per te financuar sektorin privat. Nuk jemi me nxitim dhe do te dalim ne tregje ne kohen me te mire eshte shprehur Berisha. Shqiperia ne date 28 tetor arriti qe te mbyllte me sukses transaksionin e eurobondit te pare shqiptar me nje interes 7.5 per qind dhe me nje afat maturimi 5-vjecar. Bloomberg ne intervisten me kreun e qeverise Berisha sjell ne vemendje edhe kerkesen e Shqiperise te dy viteve me pare per te adoptuar euron si monedhe ashtu sikurse beri fqinji Mali i Zi ne vitin 2002. Per momentin nuk eshte koha me e mire per te menduar kete. shte me mire qe te mbeshtetemi tek regjimi aktual i lekut shprehet Kryeministri.
Borxhi dhe Buxheti
Ne buxhetin e vitit te ardhshem qeveria ka parashikuar qe te kete nje borxh publik 59 per qind dhe nje deficit 3.5 per qind. Por ne interviste kreu i qeverise eshte shprehur me optimist per disa prej ceshtjeve qe lidhen me kete buxhet. Sipas tij rritja ekonomike e vitit te ardhshem pritet qe te jete 7 per qind kurse ajo e ketij viti diku tek 4.5-5 per qind. Nderkohe per deficitin Berisha thekson se per 2011-en eshte planifikuar 3.4 per qind ndersa per 2010-en 3.2 per qind. Dhene keto shifra Kryeministri ndalet edhe tek borxhi publik. Nje gje eshte e sigurt ne nuk do te lejojme qe borxhi publik te shkoje me shume se 59 per qind. Nuk mendoj se do te rrezikojme me rritjen e borxhit por ne rast se ndodh do te nderhyjme. Sigurisht qe do te donim te ishte me i ulet por gjithashtu jemi te detyruar te bejme investime te medha ne rruge dhe infrastrukture. Kjo eshte vitale eshte shprehur Kryeministri. Uebsajti financiar thekson se ne kohen kur Hungaria Rumania Serbia Letonia dhe Ukraina gjate krizes financiare globale kerkuan financim Shqiperia ku prodhimi per person eshte sa 1/5 e BE-se evitoi trokitjen ne deren e FMN-se. Ne ate kohe qeveria uli shpenzimet me 1/4. Nderkohe qe rreth dy jave me pare ne Shqiperi ishte misioni i FMN-se i kryesuar nga Gerwin Bell i cili leshoi alarmin per borxhin publik te Shqiperise duke e konsideruar si me te madhin ne rajon dhe si rrezikun me primar te ekonomise shqiptare. Nderkohe qeveria synon qe permes nje plani te arrije deri ne 2013-en te ule borxhin ne vleren 54 per qind.
Bashkia ne proteste per fondet
Punonjesit e Bashkise se Tiranes protestuan dje kunder vendimit te Keshillit te Ministrave qe sipas tyre shkurton buxhetin e qeverisjes vendore. Ky vendim eshte sulmi me i fundit i qeverise Berisha ndaj qeverive vendore. shte nje sulm qe dhunon kushtetuten dhe Autonomine Vendore ne Shqiperi dhe synon ti coje ne falimentim bashkite dhe komunat e drejtuara nga opozita thane punonjesit e bashkise gjate protestes. Sipas tyre rasti me flagrant qe pushteti aktual qendror ka ndermarre dhe qe prek drejtpersedrejti sherbimet qe pushteti vendor u ofron qytetareve eshte projektligji mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore. Sipas shoqates per Autonomine Vendore nese miratohet ky projektligj do te rrenoje buxhetet e bashkive dhe komunave duke u shkaktuar atyre rreth 90 humbje
ne te ardhurat e veta. Ne disa bashki humbjet ne
buxhetin vendor do te arrijne deri ne 140.
Nertila Maho