E Diel, 1 Nëntor 2026

BE fonde te posacme per bujqesine shqiptare

BE ka akorduar një fond prej 10 milionë euro përmes projektit IPARD që do t’i vijë në ndihmë sektorit të bujqësisë shqiptare. Duke bërë përjashtime për Shqipërinë pasi ky program jepet vetëm nëse një vend ka statusin për kandidat, KE duke parë përpjekjet e qeverisë shqiptare e cila ka avancuar me më shumë se dy vjet në përgatitjen e strukturave përkatëse, fillimisht ka akorduar 10 milionë euro përmes projektit IPARD like.
Projekti IPARD like ka filluar më datën 1 korrik dhe është në fazën e parë të përgatitjes së planit të biznesit si dhe të formularëve për aplikimin e përfituesve dhe në në muajin dhjetor do të bëhet përzgjedhja e të gjithë fermerëve që kanë paraqitur projektet e tyre. Nga ky fond do të përfitojnë subjektet në nivel ferme dhe përpununimi.
Për këtë program në mbështetje të fermerëve janë punësuar dhe trajnuar 216 punonjës.Qëllimi kryesor i këtij investimi është rritja e prodhimit vendas dhe rritja e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit brenda standardeve të BE. Programi do ta menaxhohet përmes agjencisë Gis, të akredituar dhe të besuar nga KE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›