BE gati per misionin
Bashkimi Evropian pohon se eshte i gatshem per misionin ne Kosove, qe do te thoshte edhe shuarje automatike e misionit te Kombeve te Bashkuara. Zyrtare te BE-se thone se kalimi i kompetencave nga UNMIK-u tek BE-ja do te jete nje proces i lehte dhe i kujdesshem. Misioni evropian duhet te kete 1 mije e 800 police, prokurore dhe gjykates, qe do te merren me mbikeqyrjen e drejtesise, rendit dhe ligjit. Ndryshe, perfaqesuesi i larte per politike te jashtme dhe siguri i BE-se, Havier Solana, ka deklaruar se dergimi i misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove, edhe pse nje mundesi e tille nuk permendet ne rezoluten 1244, nuk paraqet shkelje te se drejtes nderkombetare. Ne nje interviste per te perditshmen sllovene Dnevnik, Solana ka thene se ai nuk e di se "dikush deshiron te shkele te drejten nderkombetare".