E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samarxhici sulmon Uashingtonin

Ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, ka kritikuar deklaraten e sekretares amerikane te Shtetit, Condoleezza Rice, duke thene se ajo paraqet "politiken e presionit ndaj Serbise". "Kjo eshte politike qe con jashte sistemit te Kombeve te Bashkuara. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Sigurimit, vendet perendimore te udhehequra nga SHBA-te kane pamundesuar vazhdimin e bisedimeve per statusin e Kosoves", ka thene Samarxhic per mediat serbe. Me e keqja do te ishte nese sekretariati i OKB-se do te binte pre e presioneve dhe shantazheve te SHBA-ve. Me e keqja do te ishte, nese sekretari i pergjithshem i OKB-se do te merrte guxim qe te shkele rregulloren e punes te KS-se se OKB-se, dhe te ftoje nje mision tjeter qe ta zevendesoje UNMIK-un. Nje gje e tille do te ishte shkelje e sistemit te OKB-se dhe ne kete rast, eshte i pritshem reagimi i shteteve qe kane ndikim ne bote", ka shtuar ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›