E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervjetor i hidheruar

Lidhja Demokratike e Kosoves kremtoi dje 18-vjetorin e themelimit te saj, ne nje gjendje si kurre me pare, pa kryetarin e ndjere Ibrahim Rugova, me humbje dhe lenie te pushtetit ne zgjedhjet e 17 nentorit, me ndarje dhe largime, si dhe pa permbushje te misionit, pavaresimit, ndonese eshte pjese e nje procesi. Sipas Radio-Televizionit te Kosoves, kryetari i LDK-se dhe njeherazi presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, me kete rast tha se forca qe udhehiqte Rugova gjate 18 viteve te kaluara arriti te jete pjese themelore e rrugetimit politik, por edhe e sfidave te shumta neper te cilat kaloi vendi. LDK-ja, vecoi Sejdiu, gjate 18 viteve ka rrugetuar bashke me fatin e Kosoves, i cili se shpejti pritet te permbyllet me sukses. Ky pervjetor u festua ndaras nga anetaret e tjere, te cilet deri kete vit ishin pjese e LDK-se e qe tashme i takojne nje subjekti tjeter politik. Ne manifestimin e shenimit te 18-vjetorit te themelimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves ishin mbledhur anetare, simpatizante dhe perfaqesues te ketij subjekti politik dhe te institucioneve te Kosoves. Sejdiu, duke i pershendetur te pranishmit, tha se LDK-ja per keto 18 vite u tregua forca kryesore politike e vendit, e cila i vuri themelet e shtetit modern. Sejdiu shtoi se ne kete solemnitet patjeter qe vemendja e anetareve te LDK-se duhet kthyer tek udheheqesi dhe arkitekti i pavaresise se Kosoves, Ibrahim Rugova, endrra e te cilit pritet qe se shpejti te behet realitet. "Edhe pas zgjedhjeve te fundit nacionale dhe lokale, ndonese me rezultatin jo te pritur, LDK-ja do te jete e fuqishme me rol te pazevendesueshem dhe me serioz ne jeten politike te Kosoves. Dhe ne prag te procesit te pavaresise se Kosoves, te cilit i ka paraprire LDK-ja per te gjitha keto vite te veprimtarise se vet ne krye me presidentin historik te saj, dr. Ibrahim Rugova. Te kujtosh daten e themelimit te LDK-se, do te thote te kujtosh nje ngjarje qe shenon fillimin e nje epoke te re ne historine tone kombetare, e cila i ndryshoi rrjedhat e historise ne kete pjese te Evropes", - Fatmir Sejdiu. Sipas tij, LDK-ja duhet te freskohet me gjenerata te reja te cilat jane e ardhmja e Kosoves. "Java qe po e leme pas ishte shume e rendesishme per Kosoven, pasi qe ne Nju Jork, Keshilli i Sigurimit u hapi rruge institucioneve kosovare qe ta rideklarojne vullnetin e popullit per pavaresi. Prandaj ky pervjetor eshte moment i thirrjes per te gjitha strukturat organizative te LDK-se brenda dhe jashte vendit, e ne vecanti per Forumin e Gruas dhe ate te Rinise, qe te shtojne angazhimin e tyre ne fuqizimin e LDK-se ne te gjitha nivelet", ka thene Sejdiu. Me nje koktej rasti dhe me homazhe tek varri i presidenti te ndjere Ibrahim Rugova, u permbyll ditelindja e 18-te e LDK-se, me urimet qe te kete me shume urtesi, angazhime pozitive dhe zgjidhje sa me te shpejte te statusit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›