E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, hyn në fuqi paketa e re ligjore e disiplinës fiskale

Ka hyrë në fuqi paketa ligjore për forcimin e disiplinës fiskale të BE-së, reformë kryesore ndaj krizës së borxheve në Europë. Kjo paketë ligjore përbëhet nga 6 ligje që fokusohen tek forcimi i rregullave fiskale të BE-së sidomos të vendeve të Eurozonës, forcimit të kontrollit ndaj ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare si dhe nxitja e bashkërendimi i politikave ekonomike të tyre.
 

Këto masa ligjore synojnë parandalimin e përsëritjes në të ardhmen të krizës europiane të borxheve. Paketa ligjore përmban një sërë rregullimesh ndaj "Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes" të BE-së. Rregullimet synojnë parandalimin dhe vendosjen e penaliteteve, duke detyruar vendet anëtare të zbatojnë rregullat fiskale. Paketa e re ligjore u kërkon vendeve të kontrollojnë rreptësisht borxhet kombëtare.
 

Në samitin e BE-së që përfundoi të premten e kaluar, 26 vendet anëtare të BE-së, përveç Britanisë së Madhe, ranë dakord të hartojnë një traktat të ri ndër qeveritar, për të forcuar disiplinën fiskale dhe për të nxitur krijimin e bashkimit fiskal.
 

Por pavarësisht vendimeve të samitit, dy nga tre agjensitë më të mëdha ndërkombëtare të vlerësimit të kredisë, Moody`s dhe Fitch Ratings, kritikuan samitin se nuk mori "masa vendimtare " për të përballuar krizat e borxheve, ndërkohë as nuk mund të zbusë rrezikun nga kriza e borxheve që po përballon Europa.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›