Raundi i dytë i negociatave për gazsjellësin TAP

Projekti është mundësuar nga një kontribut financiar i qeverisë së Zvicrës dhe asaj të Norvegjisë me shumë prej 2 milion eurosh grand (dhuratë).
Objektivi i Përgjithshëm i këtij Kontributi është dhënia e Ndihmës Institucioneve kompetente dhe Autoriteteve Shqiptare në punën përgatitore të nevojshme për të mbështetur zbatimin me sukses të projekteve të infrastrukturave të mëdha të gazit brenda territorit të saj.
“Dua të përfitoj nga rasti, që të njoftoj më kënaqësi se sot ka filluar Raundi i Dytë i Negociatave Shqipëri-TAP, ku palët negociatore janë duke diskutuar mbi Marrëveshjen Ndër-Qeveritare, që do të nënshkruhet nga ky Gazësjellës dhe midis vendeve pritëse si Shqipëria, Italia dhe Greqia”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Nasip Naco.
Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger”, i pranishëm në konferencë për shtyp, u shpreh se po ecet në hapa të sigurtë dhe se negociatat do të vazhdojnë të jenë të gjata, për marrëveshjen e palës pritëse dhe për marrëveshjen ndërqeveritare (Shqipëri, Greqi, Itali). “Mendoj se ka një identitet interesi midis TAP të Shipërise dhe Evropës. Evropa ka interes të diversifikojë burimet e saj të energjisë", tha ai.
Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger” theksoi se në vitin 2018 do të mund të bëhet realitet kalimi i gazsjellësit nëpër Shqipëri. Projekti TAP "Trans Adriatik Pipline", do të mundësojë kalimin e gazit natyror nëpërmjet korridorit jug-lindor nga deti Kaspik, në Azerbajxhan, më pas në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri, dhe më pas nëpërmjet detit Adriatik, do të përfundojë në Itali, duke e kthyer vendin tonë në një pikë strategjike për shpërndarjen e energjisë në rajon.
Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz të tregjeve Evropiane. TAP, duke hapur një korridor të ri të gazit në Evropë, atë jug lindorin, do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga deti Kaspik e më gjerë.
Projekti është hartuar për ta zgjeruar kapacitetin e transportit nga 10 në 20 MMK në vit dhe parashikon rrjedhjen fizike të gazit dhe në drejtim të kundërt deri në masën 80%. Aksionarët e këtij projekti janë tre nga firmat më të rëndësishme të prodhimit dhe transportimit të gazit në kontinentin Evropian, EGL Zvicrës (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5 %), dhe E.ON Ruhrgas i Gjermanisë me 15 5 %. Zgjidhja e transportit të TAP do të jetë rreth 800 km në gjatësi, nga ku 466 km në Greqi, 204 në Shqipëri, 110 km në det të hapur Adriatik, dhe 4 km në Itali. /Start/
2011-12-14 09:39