E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, rrëzohet helikopteri i ushtrisë, dy të vdekur

Selanik (start)- Një helikopter i ushtrisë greke, i rrëzuar gjatë një manovre ushtarake, shkaktoi vdekjen e dy personave pjesëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria greke e Mbrojtjes. Nuk ka ende njoftime për shkakun e rrëzimit që u shoqërua edhe me një shpërthim të fuqishëm.

''Dy pjesëtarët e ekuipazhit të helikopterit tip 'Apache' u gjetën të djegur pranë zonës së rrëzimit. Në bord nuk kishte persona të tjerë'', tha një zyrtar i ministrisë së sipërcituar. Marsin e kaluar, tre persona humbën jetën pas rrëzimit të një tjetër helikopteri ushtarak, tip ''Huey'', në Selanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›