E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE i tërheq vërejtjen Nikoliçit

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde / Foto arkiv

Bashkimi Evropian u ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të sapozgjedhura të Serbisë se nuk do të tolerojë përpjekjet për ta mohuar gjenocidin ndaj myslimanëve në Srebrenicë.

Bashkimi Evropian kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për të rishkruar historinë, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde.

Komentet e saj vijnë pasi presidenti i ri serb, Tomisllav Nikolliç, tha se masakra e kryer në Srebrenicë nga serbët në vitin 1995 nuk ka qenë gjenocid.

Ahrenkilde ka theksuar se verdiktet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë dhe të Tribunalit të Hagës e përcaktojnë masakrën e Srebrenicës si gjenocid.

Vrasjet në Srebrenicë në korrik të 1995-s ishin një krim kundër tërë njerëzimit dhe nuk duhet t’i harrojmë kurrë dhe nuk duhet të lejojmë që të ndodhin kurrë më, ka thënë ajo. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›