Berat, arrestohen dy të kërkuar

Arrestim, foto arkiv
Policia e Beratit ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim. Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Blic”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit, Gentjan Aliaj, 35 vjeç dhe Landi Manolaj, 20 vjeç.
Gentjan Aliaj ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike dhe ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit. Krahas tij, është ndaluar edhe shtetasi Landi Manolaj, 20 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia e Sarandës nën akuzën për vjedhje. /E.L/