Raundi i dyte i votimit per President u ezaurua pa votim

Kuvendi ezauroi sot dhe raundin e dytë të votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës. Por dhe në këtë raund Kuvendit nuk iu paraqit një emër për Presidentin e ri të vendit,e për pasojë seanca e posaçme kaloi pa votim. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke iu referuar pikërisht faktit të mos pasjes së një emri për votim dhe asaj çfarë Kushtetuta dikton për një rast të tillë, e cilësoi të mbyllur dhe raundin e dytë të votimit. Njëkohësisht Kryeparlamentarja Topalli informoi se pas një ore do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për të vendosur mbi datën kur do të zhvillohet dhe raundi i tretët për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Një panoramë e tillë u bë e qartë në mënyrë zyrtare pas mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku në raportin që i dorëzohet Kuvendit, deputeti demokrat, Viktor Gumi sqaroi lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë që një fakt i tillë u bë i ditur deri diku dhe pas përfundimit të mbrëmshëm mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama, të cilët sqaruan dhe njëherë pozicionet e tyre, ku janë të gatshmë të zgjedhin një president konsensuale, por vetëm kaq, pa kaluar në emra konkret.