E Diel, 1 Nëntor 2026

Rona Nishliu merr çmimin e veshjes më të keqe

Rona Nishliu

Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu, ka fituar edhe çmimin e veshjes më të keqe, ose ndryshe çmimin Barbara Dex, lajmëron faqja zyrtare e Eurovisionit.

Veshja e kaltër më të zezë, është cilsuar si veshja më e keqe duke marrë 829 vota nga  2851 persona që votuan.

Çmimi Barbara Dex, është një çmim i përvitshëm që jepet nga adhuruesit e shtëpisë së Eurovision që nga viti 1997 dhe është një çmim më shumë për humor që jepet për veshjen më të keqe të garës.

Emrin e ka marrë nga artistja belge Barbara Dex, e cila në garën e vitit 1993 ishte paraqitur me një veshje shumë të keqe në këtë garë.

Edhe këtë vit, Jedward u rendit në vendin e dytë për shkak të veshjes së tyre, por edhe stilit të flokëve që patën. Në vendin e tretë u rendit Sofi Marinova nga Bullgaria me veshjen e saj të lëkurës me ngjyrë të bardhë.

Top 10-ja e veshjeve me te këqija.

Shqipëria Rona Nishliu (829)

Irlanda Jedward (551)

Bullgaria Sofi Marinova (232)

Holanda Joan Franka (163)

Ukraina Gaitana (145)

Danimarka Soluna Samay (82)

Turqia Can Bonomo (76)

Suedia Loreen (66)

Bosnja dhe Hercegovina Maya Sar (62)

San Marino Valentina Monetta (62) /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›