E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu PD e PS po punojne drejt gjetjes se konsensusit te gjere

Ambasadori, Aleksandër Arvizu ka përshëndetur qëndrimet e të dyja kampeve politik lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Kështu, menjëherë pas ezaurimit pa një emër si kandidat për postin e  Presidentit të raundit të dytë në Kuvend, ambasadori Arvizu është drejtuar në selinë rozë ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Pas përfundimit të këtij takimi, ambasadori amerikan ka vlerësuar mënyrën se si po veprojnë si mazhoranca ashtu dhe opozita në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.  “Partia Socialiste dhe Rama meritojnë vlerësim që nuk kërkojnë të imponohen me një emër. Ndërkohë që nga tjetër Partia Demokratike dhe Kryeministri Berisha meritojnë vlerësim për vetë faktin se e kanë bërë të qartë që po bëjnë përpjekjet për të propozuar një kandidat që nuk përfaqëson interesat e ngushta partiake. Besoj që të dyja palët duhet të inkurajohen”, vuri në dukje ambasadori Arvizu në përfundim të takimit me Ramën.
Ndërkohë që për të diskutuar rreth procesit për zgjedhjen e presidentit, ambasadori Arvizu është takuar po sot me Kryeministrin, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›