BE inkurajon Prishtinën dhe Shkupin
Bruksel -Kristina Gallak, zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së Havier Solana ka kërkuar që Shkupi dhe Prishtina të sigurojnë marrëdhënie të mira si fqinj. Bashkimi Evropian ka ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me tensionimin e marrëdhënieve midis Shkupit dhe Prishtinës, pas anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kristina Gallak, zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së Havier Solana ka kërkuar që Shkupi dhe Prishtina të sigurojnë marrëdhënie të mira si fqinj. “Ne inkurajojmë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore midis dy vendeve dhe vlerësojmë se Kosova dhe Maqedonia duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t’i siguruar këto marrëdhënie të mira”, ka theksuar zëdhënësja Gallak.
Qarqe politike në Bruksel nuk kanë komentuar më detajisht debatet dhe shkëmbimet e fundit të deklaratave dhe kritikave në relacionet Prishtinë-Shkup. Zyrtarë të BE-së kanë kërkuar që këto dy vende më shumë të kujdesen për përmbajtjen e marrëdhënieve të tyre se sa për formën e tyre.