E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mbështet Serbinë rreth Kosovës

Beograd -Ambasadori rus Aleksandar Konuzin të dielën ka përsëritur se vendi të cilin ai e përfaqëson do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në përpjekjet për mbajtjen e Kosovës brenda territorit të saj.

“Këtë e bëjmë sepse i respektojmë parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe për faktin se Serbia është mike e afërt e Rusisë”, u ka thënë Konuzin gazetarëve.

Ai ka shtuar se vazhdimisht po shfaqet një tentativë që Serbisë t’i merret me dhunë territori i Kosovës, gjë që, sipas tij, është kundërligjore dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me statutin e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›