Më 15 qershor, BE një qëndrim të qartë për vizat
Bruksel -Procesi i heqjes së vizave për vendet e Ballkanit Perëdimor, pritet të bëhet me anë të një propozimi konkret të ministrave të Jashtëm të bllokut, që pritet të mbahet më 15 qershor në Luksemburg. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia austriake e lajmeve APA, e cila iu referohet burimeve të larta të Komisionit Evropian, që ka raportuar se shefat e diplomacive nuk do të marrin vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vetëm se do të arrihet marrëveshje për hapat e mëtejshëm për liberalizim vizash.
Sipas paralajmërimeve, evrokomisari për drejtësi, Jack Barreau, në këtë takim në Luksemburg pritet të dorëzojë raportin për situatën aktuale lidhur me çështjen e vizave. Në Bruksel tashmë po zhvillohen debate aktive lidhur me liberalizimin e vizave, por deri tashti të gjitha shtetet anëtare janë të përmbajtura. rtk/start