E Diel, 1 Nëntor 2026

BE inkurajon dialogun dhe respektimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Vazhdon takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, në të cilin, gjatë drekës është diskutuar edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga burimet diplomatike të BE-së, mësohet se shumë Ministra të Jashtëm kanë shprehur mendimin e tyre se Serbia është shumë afër për të marrë statusin e vendit kandidat dhe se Qeveria e Serbisë dhe presidenti Boris Tadic kanë bërë shumë për të përmbushur kushtet që i ka parashtruar Komisioni Evropian dhe BE për të marrë statusin e kandidatit, prandaj ata me optimizëm e shohin fundin e muajit shkurt dhe mesin e muajit mars si data kur Serbisë, më në fund, do të mund t`i jepet statusi i vendit kandidat, raporton REL. Për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ecurinë e dialogut ka folur Ketrin Eshton, përfaqësuese e lartë e BE-së për siguri. Ajo ka inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë sa më parë dialogun dhe të vazhdojnë të jenë konstruktiv në këtë dialog. Burimet nga BE pohojnë po ashtu se nuk ka pasur ndonjë diskutim të gjatë për Kosovën, mirëpo është thënë nga shumë ministra se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun dhe duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani si dhe të punojnë edhe më shumë për marrëveshje të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›