E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Referendumi në veri, në dëm të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha sot se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës për mbajtjen e referendumit në mesin e muajit shkurt mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë.

Më tej, Tadiç u tha gazetarëve në Beograd, se para Serbisë është dialgou me Kosovën, që mbart rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve, dhe vlerësoi se nuk ekziston mundësia që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe.Ai ka përsëritur edhe njëherë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovë.

“Nuk ekziston ditë kur ne nuk e mbrojmë integritetin tonë në Kosovë”, tha Tadiç.

Në këtë kuadër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që të mbështesin Serbinë në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë dhe jo të vështirësojnë këtë proçes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›