E Diel, 1 Nëntor 2026

Gana, shteti i 86 që njeh Kosovën

Republika e Ganës është shteti i radhës që njeh Republikën e Kosovës. Në një njoftim për shtyp nga Zyra e zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli theksohet se vendimi për njohje i është kumtuar zyrtarisht zotit Pacolli nga ana e Ministrit të jashtëm të Ganës, Ahlaji Muhamad Mumuni.
Pacolli është shprehur i “lumtur” për këtë njohje, pasi “Gana ishte njëri nga shtetet më të vështira të Afrikës, për shkak se ndikimi i fqinjëve tanë verior, ishte i madh”.

Më tejh ai ka theksuar se në dhjetor të vitit të kaluar, në Nju Jork, është takuar me presidentin e këtij vendi, Xhon Ata Mills, ndërsa ka pasur takime edhe me Ministrin e jashtëm, Alhaji Muhamad Mumuni.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, thotë se “është optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”. Gana është shteti i 86, që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›