E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelitet dhe palestinezet bien dakord per takime te rregullta

I derguari i posacem amerikan per paqen ne Lindjen e Afert George Mitchell pas takimit te kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmud Abbas beri fjale per nje raund te pare produktiv te bisedimeve direkte te se enjtes. Para mediave Mitchell tha se bisedimet jane ne zhvillim e siper por po reflektohet nje besim pozitiv dhe seriozitet per qellimin.

Takime te rregullta izraelito-palestineze

Rezultati i takimit 90 minutesh ne Ministrine e Jashtme Amerikane ne Uashington ishte ujdia per tu takuar serish. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas ishin te nje mendimi qe te takohen ne rajon ne 14-15 shtator dhe pas kesaj ata do te zhvillojne bisedime te rregullta cdo dy jave. Nga Uashingtoni behet e ditur se ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton dhe i derguari i posacem amerikan per Lindjen e Mesme George Mitchell do te marrin pjese ne keto bisedime. Vendi i takimit nuk eshte vendosur ende.Bildunterschrift Shprese per paqen

Optimizem nga te dyja palet

Me pare te dyja palet ishin shprehur optimiste. Benjamin Netanjahu tha se ai sheh nje partner per paqen tek presidenti Abaz dhe theksoi shansin per paqe. President Abbas une jam plotesisht i vetedijshem dhe e respektoj deshiren e popullit tuaj per sovranitet. Jam i bindur se eshte e mundur ta perkojme kete deshire me nevojen e Izraelit per siguri. Kjo eshte nje mundesi e pashoqe per ti dhene fund nje konflikti shekullor.

Nderkohe qe presidenti palestinezberi fjale per nje epoke te re ne rajon qe sjell paqe dhe mireqenie per te gjithe. Rruga e paqes eshte paar nesh tha Abbas duke kujtuar rezolutat e OKB-se. Kryeministri izraelit Netanjahu nga ana e tij dha sinjale per gatishmerine izraelite per kompromise. Ai beri fjale per koncesione te dhimmbshme per te dyja palet. Nese keto gatishmeria per kompromis do te behet realitet kete do ta tregojne zhvillimet e ardhshme. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Clinton hap perpara.

Clinton Hap perpara drejt paqes dhe dinjitetit

Pas nje bllokimi prej dy vjetesh keto ishin bisedimet e para direkte te paqes. Te dyja palet u takuan me ftesen e ministres se Jashtme amerikane Hillary Clinton e cila te enjten vleresoi hapin e hedhur nga te dyja palet E di qe vendimi per tu ulur ne kete tavoline nuk ishte i lehte... Por ju keni ndermarre nje hap te rendesishem drejt clirimit te popujve tuaj nga prangat e nje historie qe nuk mund ta ndryshojme dhe ecjes perpara drejt nje te ardhmeje me paqe dhe dinjitet te cilen mund ta krijoni vetem ju.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›