Pak shkas per optimizem ne Lindjen e Mesme

shte paksa e cuditshme dy burra ndaj te cileve deri para disa ditesh eshte ushtruar presion i madh per rifillimin e negociatave paqesore rrine ulur ne Uashington prane njeri -tjetrit dhe zotohen per nje ardhme me te mire. Vetem se bashku mund te arrihet nje e ardhme historike thote kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Ndersa presidenti palestinez Mahmud Abbas duke pohuar me koke shton se vetem se bashku mund te filloje nje ere e re. Brenda nje viti duhet te arrihet ajo qe nuk ka mundur te behet ne 60 vitet e fundit qe keta dy popuj te bashkejetojne ne paqe.
Asnje shenje per leshime nga izraelitet
A thua ata me te vertete e duan kete A jane te vendosur te dy burrat per te arritur kete qellim Per fat te keq duhet te jesh skeptik. Netanjahu tha se te dy palet duhet te bejne leshime te dhimbshme por ai vete nuk ka dhene asnje shenje per mundesine e nderprerjes se ndertimit te ngulimeve hebreje. Ai e di se nje hap te tille nuk mund ta realizoje ne koalicionin e tanishem qeveritar.
Mahmud Abbasi e ka edhe me veshtire. Netanjahu ndoshta edhe mund ta ndryshoje koalicionin qeveritar dhe te siguroje nje vend ne librat e historise ndersa Abbasi perballet edhe me ceshtjen e legjitimitetit. Mandati i tij ne postin e presidentit ka skaduar para nje viti e gjysem ndersa prej pucit te Hamasit ne vitin 2007 ai nuk ka kurrfare kontrolli ndaj Rripit te Gazes.
Nderkohe qe edhe aftesia e tij per kompromise eshte e diskutueshme. shte e vertete qe aktualisht nuk mund te gjesh ndonje politikan palestinez qe i pergjigjet me shume kerkesave amerikane por kjo e ka bere Abbasin presidentin me te dobet palestinez prej nje kohe te gjate. Ai eshte aq i dobet sa qe veshtire se mund ta perfytyrosh qe mund te realizoje ndonje prej kompromiseve te arritura.
Kundershtaret shfrytezojne dobesite e Abbasit
Kundershtaret e paqes ne Lindjen e Mesme e dine se cilat jane dobesite e tij dhe po pergatiten ti shfrytezojne ato. Hebrenjte kane paralajmeruar vazhdimin e ndertimeve ne territoret palestineze ndersa Hamasi radikal kercenon me sulme te dhunshme ndaj izraeliteve. Dhe kjo i bashkon forcat radikale nga te dyja palet gje qe mund ta beje te deshtoje edhe procesi paqesor.
Per fat te keq ta pakta jane argumentet per optimizem. Nder to jane planet e hartuara prej kohesh per marreveshje historike fakti qe te dy palet duan te ndalojne influencen ne rritje te Iranit dhe teoria qe per shkak te dallimeve te medha ne natalitet vetem krijimi i shtetit palestinez mund te evitoje mundesine qe dikur hebrenjte te behen minoritet edhe ne Izrael.
Te gjitha keto shpjegime duken logjike por logjika deri tani ne Lindjen e Mesme rralle ka luajtuar ndonje rol te rendesishem.
Autor Rainer Sollich
Redaktoi Auron Dodi