BE-ja dhe FMN-ja shtyjnë vizitën në Rumani

Kryeministri socialdemokrat i Rumanisë, Viktor Ponta, deklaroi se "kjo është një procedurë normale. FMN dhe Bashkimi Evropian kanë preferuar gjithmonë të mos vijnë në periudhë të fushatës zgjedhore. Vizita e delegacionit të FMN-së dhe Bashkimit Evropian do të fillojë më 24 korrik dhe do të vazhdojë deri më 31 korrik”.
Rumani është përballur që prej tre muajsh me një prej krizave politike më të rënda që prej rrëzimit të diktatorit komunist 23 vjet më parë. Koalicioni i qendrës së majtë, Bashkimi Socialliberal ardhur në pushtet në muajin maj, është angazhuar që prej një jave për shkarkimin e Presidentit të qendrës së djathtë, Traian Basesku. Shkarkimi i tij i plotë pritet të votohet me referendum më 29 korrik.
2012-07-16 16:17