E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi: Evropa ka nevojë për Gjermani evropiane, e jo për një Evropë gjermane

Në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane, "Bild", ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, theksoi se në takimin privat me presidentin rus, Vladimir Putin, do ta shqyrtojë situatën në Siri, se planifikon që ta kthejë emrin e vjetër të partisë së tij dhe se për Evropën dëshiron një Gjermani më evropiane, e jo një Evropë më gjermane, shkruan gazeta "Corriera dela sera".

Ish-kryeministri italian theksoi se do t'i thotë lamtumirë emrit aktual të Partisë Populli i Lirisë dhe do ti kthehet emrit të vjetër Forca Italia.

Në intervistë Berlusconi theksoi se nuk ka qenë i traumatizuar nga humbja e pushtetit, sepse kryeministri italian nuk ka pasur asnjë pushtet dhe se kushtetuta italiane nuk i ka lejuar as që t'i zëvendësojë ministrat e tij.

Më pas ai theksoi se është lideri i vetëm në Evropë, i cili ka pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme njëkohësisht edhe me Rusinë, e edhe me SHBA-në dhe se këtë miqësi e ka shfrytëzuar çdoherë, për t'i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.

Për shkak të krizës në Evropë dhe masave për kursim, Berlusconi e kritikoi politikën e mbingarkuar të kancelares Angela Merkel dhe theksoi se Evropa ka nevojë për një Gjermani më evropiane, e jo për një Evropë më gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›