AMC, komunikimi dyfishohet për What’s Up
AMC u jep të gjithë abonentëve What’s Up mundësinë të bëhen fitues të dyfishtë me What’s Up Double. Është pikërisht oferta e re, që e bën celularin e tyre një mjet të vërtetë komunikimi, me shumë minuta, SMS dhe MB internet. Anëtarët e komunitetit What’s Up, tani mund të aktivizojnë What’s Up Double dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të folur 600 minuta, për të dërguar 600 SMS brenda grupit What’s Up dhe për të lundruar në internet me 60 MB; dhe të gjitha këto për vetëm 300 lekë (me TVSH). Kjo ofertë përfitohet shumë lehtë. Abonentët What’s Up mund të hyjnë në menynë AMC Easy dhe ta aktivizojnë What’s Up Double, ose të dërgojnë një SMS me tekst 300, në numrin 55410 dhe e përfitojnë në çast ofertën. Përfitimet e kësaj oferte janë të vlefshme për një javë dhe abonentët mund ta përfitojnë deri katër herë në muaj. Koha e bisedës dhe SMS e kësaj oferte mund të përdoren drejt të gjithë numrave What’s Up, në mënyrë që abonentët What’s Up të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë kënaqësinë më shumë se kurrë.