E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje të dendura bore në verilindje

 Në qytetet e Kukësit, Bajram Currit dhe Krumës, trashësia e dëborës është më e vogël. Deri më tani, dëbora e rënë nuk ka sjellë bllokime të rrugëve.

Reshjet e dendura të dëborës dhe akulli që është i pranishëm në shumë segmente rrugore kanë bërë që shumë mjete të angazhohen për normalizimin e situatës së krijuar në akset rrugore.

Kështu për mbajtjen nën kontroll të segmentit të autostradës janë të angazhuar 9 mjete borëpastruese, 4 mjete në aksin rrugor Kukës-Qafë Shllak, 2 mjete në aksin rrugor Kukës- Daj Rec, 5 mjete në akset rrugore të Tropojës dhe 2 mjete në aksin rrugore Krumë- Kukës.

Po ashtu në të gjitha akset rrugore një ose dy mjete kanë vazhduar hedhjen e kripës dhe të skorjes, gjë që ka lehtësuar lëvizjen e mjeteve në këto akse rrugore, në të cilat postoblloqet e policisë nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa vendosur zinxhirët./Start/

                                                                                             2011-12-31 13:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›