BE-ja kontrollon financat greke

Ministria greke e Financave tha se nje inspektim i financave te vendit nga Bashkimi Evropian Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Nderkombetar perfundoi pozitivisht.
Bisedimet e sotme ne Athine shqyrtuan perparimin e bere nga Greqia ne reformimin e ekonomise se saj sipas kushteve te vendosura nga paketa e ndihmave miratuar vitin e kaluar nga te tre institucionet. Gjithashtu u diskutua edhe nje plan kater vjecar me masa te tjera shtrenguese dhe nje program privatizimi qe do te pakesoje deficitin dhe borxhin grek.
Me pare protestuesit ne Athine bllokuan ministrine e financave skene e negociatave te qeverise me huadhenesit nderkombetare ne perpjekjet per ndihmen e fundit financiare.
Rreth 200 protestues nga sindikata Pame e lidhur me komunistet bllokuan sot hyrjen ne ministri. Ata varen pankarta ne ndertesen pese kateshe ku behej thirrje per nje greve te pergjithshme per te protestuar kunder masave te reja te qeverise per te shkurtuar shpenzimet dhe ulur borxhin.
Huadhenesit nderkombetare po i bejne presion Athines te vendose kontrolle te rrepta financiare dhe te shpejtoje shitjen e aseteve te qeverise per te ndihmuar ne uljet e borxhit.