Numri i azilkerkuesve ne Britani me i madh sec pritej
Nje hetim parlamentar ne Britani ka mberritur ne perfundimin se numri i azilkerkuesve qe jane lejuar te qendrojne ne vend eshte aq i madh saqe per ta thuajse eshte bere nje amnisti.
Ne nje njoftim te bere sot nga agjencia britanike e imigracionit ligjvenesit kane gjetur se nje numer teper i madh i azilkerkuesve kane qendruar ne vend ndonese nuk kishin te drejte te qendronin ose duhet te deportoheshin nese zyrtaret e imigracionit do te vepronin ne kohen e duhur.
Kur kryeministri Devid Kameron fitoi ne zgjedhje vitin e kaluar ai u zotua se do te merrej me aplikimet e shumta te prapambetura te atyre qe kerkojne azil nje ceshtje mjaft e ndjeshme kjo ne Britani.