E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja, marrëveshje për embargo ndaj naftës iraniane

Lajmi bëhet i ditur nga burime diplomatike të cituara nga agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

''Ekziston një marrëveshje në parim'', theksoi një diplomat evropian duke shtuar se ka ende shumë punë lidhur me këtë çështje deri në një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel më 30 janar.

Irani ka kërcënuar javën e kaluar se në rast miratimi të sanksioneve shtesë ndaj tij, Garda Revolucionare do të mbyllë ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon pothuajse 1/5 e naftës që konsumohet në të gjithë botën. Ndërsa SHBA-të kanë paralajmëruar se një veprim I tillë do të jetë “I patolerueshëm”./Start/

                                                                                             2012-01-04 18:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›