Papandreu: Nuk do kandidoj më për kreun e PASOK
TIRANE- "Nuk pretendoj të jem një kandidat për kreun e PASOK dhe as një kandidat per kryeminister." Kështu deklaroi vetë ish kryeministri dhe kreu aktual i PASOK Jorgos Papandreu sot pasdite në takimin e Këshillit politik te PASOK-ut.
Që në fillim të këtij takimi kritik, ish-kryeministri hap kartat e tij duke thene se nuk do të jetë kandidat për kryeministër, as per kryetar i PASOK-ut.
Sipas informacioneve nga PASOK, zgjedhja e pasardhesit do bëhet në dy faza: Së pari do zgjidhet kandidati i PASOK për kryeministër pastaj do bëhen zgjedhjet në parti. Anëtarët e Këshillit Politik kërkojnë zgjedhjen e presidentit të ri përpara zgjedhjeve kombëtare.
Në të njëjtin takim, Papandreu shprehu mbështetjen për qeverinë Papadhimos dhe siguroi angazhimin e PASOK-ut për të kontribuar në zbatimin e programit të kësaj qeverie dhe kryerjen e misionit të saj.
PASOK dhe Papandreu besojnë se qeveria Papadhimos eshte një përparim i madh në jetën politike të vendit dhe mbështetja per te është një përgjegjësi kombëtare.
Nderkaq zëdhënësi i qeverisë, Pandelis Kapsis e ka përcaktuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, rreth muajit prill, duke theksuar se do të ishte "e rrezikshme" që këto zgjedhje të shpalleshin tani.
"Tremujorin e ardhshëm do të vendoset gjithçka", nënvizoi zëdhënësi i qeverisë, dhe theksoi se do të duhet gjithsesi të nënshkruhet marrëveshja e kredisë së re, për mos të dalë Greqia jashtë tregjeve. Ai tha gjithashtu se ka shumë forca biznesi dhe politike që dëshirojnë kthimin në monedhën e vjetër, dhrahminë, dhe shtoi se rreziku i daljes së Greqisë nga eurozona ende nuk është tejkaluar.
Zedhenesi theksoi se "ajo që është imperative në këto momente është mbështetja e qeverisë dhe përpjekja e tri partive që përbëjnë qeverinë, të sheshojnë mosmarrëveshjet ndërmjet tyre".
Nga ana tjetër kreu i opozitës së djathte, Samaras deklaroi sot se zgjedhjet duhet të zhvillohen në muajin Mars.
(BalkanWeb)