BE-ja mbështet KFOR-in për zbatimin e marrëveshjes

Bashkimi Evropian është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes Prishtinës, KFOR-it dhe Beogradit, për qetësimin e përkohshëm të krizës në Kosovë. BE i jep mbështetje KFOR-it që marrëveshja të zbatohet.
Michael Mann, zëdhënësi i përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se është me rëndësi që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë gjithçka që të qetësohet situata e tensionuar dhe të largohen barrikadat nga veriu i Kosovës.
“Qëndrimi i BE-së është që, përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit t’i kthehen bisedimeve nga mesi i muajit shtatorit, me shërbimet e qëllimit të mirë të BE-së, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, ka thënë Mann.