Kamionët me ndihma ruse ende qëndrojnë të bllokuar në Jarinjë

Vijojnë të mbeten të bllokuar në Jarinjë kamionët me ndihma të ardhura nga Rusia për serbët e veriut të Kosovës.
Kamionët me ndihma ruse u bllokuan në kufi duke mos u lejuar të hyjnë në Kosovë pasi Rusia dhe Serbia refuzuan që ndihmat të shoqëroheshin nga EULEX-i
Ndërkohë mësohet se pas disa orësh pritjeje, ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin është kthyer sërish në Serbi.
Sipas tij duke bllokuar kamionët me ndihma EULEX-i ka tejkaluar mandatin e tij duke vepruar politikisht.
Ambasadori rus refuzoi që të shkojë në Merdare, sepse tha se aty vepron policia e Kosovës që nuk njihet as nga Moska e as nga Beogradi