Feith kundër mocionit: Qeveria veproi mirë

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka deklaruar se është kundër mocionit për kthimin e reciprocitetit me Serbinë.
Ai tha se ky mocion nuk është obligues për qeverinë dhe kjo e fundit s`ka pse ta zbatojë atë.
Në një emision të televiziv në një nga mediat e Kosovës, Feith ka vlerësuar veprimin e qeverisë duke theksuar se qëndrimi ishte i drejtë pasi Kuvendi nuk mund të ndikojë në politikën e jashtme të Kosovës.
Sipas tij, qeveria mund t`i thotë faleminderit Kuvendit për kontribut, por mocioni nuk ka efekt detyrues për qeverinë.