BE pershendet propozimin e opozites per hetimin e materialeve zgjedhore
Komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle pershendeti sot propozimin e opozites shqiptare lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009 per te cilat ajo kerkon vetem hapjen e kutive te materialeve zgjedhore.
Zedhenesja e tij Anxhela Filote tha se kjo eshte nje mundesi qe nuk duhet humbur dhe se te dy palet duhet te punojne se bashku per nje zgjidhje afatgjate qe ti jepte fund bllokimit te gjate politik qe ka penguar perspektiven europian te vendit.
Ne Tirane kryeministri Sali Berisha nga ana e tij tha se pret ta shohe me pare oferten e opozites duke premtuar se ajo do te shyrtohej me shume seriozitet.