Mustafa Kurre me koalicion me PDK-ne
Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ka perjashtuar edhe njehere cdo mundesi qe LDK te lidhe koalicion te ri me PDK-ne. Nje koalicion i tille sipas Mustafes do te ishte i demshem per demokracine ne Kosove.
Komenti i Mustafes erdhi pas akuzave te Fatmir Rexhepit se LDK do te beje serish koalicion me PDK-ne. Mustafa ka thene se partia qe ai drejton eshte shume e forte dhe se me LDK-ne nuk mund te beje dikush koalicion por eshte LDK-ja ajo qe ben koalicion me te tjeret.Ne qofte se dikush eshte shprehur kunder koalicioneve te tilla ai jam une sepse nje koalicion i tille e konsideroj si nje koalicion te demshem per demokracine ne Kosove per ngufatjen e shtetit te Kosoves - deklaroi Isa Mustafa kryetar i LDK-se.
Mustafa tha se LDK do te lidhe koalicion vetem nese ajo del e para ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ne te kunderten ai tha se LDK nuk do te hyje ne asnje koalicion as paszgjedhor me partite e tjera.
Kreu i Prishtines i cili para nje jave mori drejtimin e LDK-se ka qene kritikuesi me i zeshem i koalicionit te kaluar midis partise se tij dhe PDK-se se kryeministrit Hashim Thaci. Ai ka kerkuar vazhdimisht daljen e LDK-se nga ky koalicion te cilin e ka kritikuar per keqqeverisje ndersa ka thene se dhe LDK duhet ta marre pjesen e saj te pergjegjesise.
Mustafa i beri keto komente ne perurimin e rruges se re qe mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Klinton.