BE-ja u jep kompensim bujqve që kanë humbur nga E.coli

Komisioneri për Bujqësi i Bashkimit Evropian deklaroi se do t`u ofrojë bujqve më shumë se 150 milionë euro si kompensim për humbjet që ata kanë pësuar nga shpërthimi i bakteres E.Coli.
Premtimi i komisionerit, Dacian Colos, erdhi pas refuzimit fillestar të Spanjës dhe Francës për këtë gjë.
Shpërthimi i bakteres E.Coli shkaktoi probleme në shitjen e perimeve. Si pasojë e shpërthimit të bakteres E.Coli, kanë vdekur deri më tani 24 njerëz, ndërsa janë infektuar mbi 2 400 të tjerë.