Merkel ne SHBA. Darkon me Obamen ne nje restorant

Në fillim të vizitës së saj në SHBA kancelarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me presidentin Barack Obama lidhur me temat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe për raportet amerikano-gjermane. Nuk ka pasur thjesht një takim formal në Shtëpinë e Bardhë me kancelaren, por presidenti Obama ka zgjedhur të diskutojë në një tavolinë restoranti në Washington DC.
Sipas mediave bëhet fjalë për një restorant të themeluar në 1789, “Georgetoën”, që shërben kuzhinë klasike dhe tradicion alla amerikane. "Unë gjithmonë kam në zemrën time një ngrohtësi për Gjermaninë. Një shkak për këtë ngrohtësi ndaj Gjermanisë është edhe fakti se kam respekt të veçantë ndaj kancelares Merkel. Kancelarja Merkel është e mençur, praktike dhe i besoj kur thotë diçka," deklaroi Obama.
E përveç pjatave paraprakisht ishte e njohur se dhe temat e bisedës do të ishin të nxehta. Mjaft të përmendet kriza e borxheve brenda eurozonës. Vizita e kancelares fillon zyrtarisht sot kur për kancelaren do të ketë dhe nderime ushtarake si dhe një banket shtetëror në Shtëpinë e Bardhë. Obama do ta nderojë kancelaren Merkel me medaljen për lirinë që është çmimi më i lartë civil në SHBA.