E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Uiner ne qender te nje skandali seksual

Anetari demokrat i Kongresit amerikan nga New Yorku Anthony Weiner pranoi se i kishte derguar nje studenteje nje fotografi te tij te papershtatshme permes Twitterit. Zoti Weiner mohoi per gati 10 dite te kishte vene ne Twitter kete fotografi por dje ai kerkoi falje qe genjeu dhe tha se nuk do te jape doreheqje nga posti ne Kongres.

Pasi e kishte mohuar per nje jave te tere ne nje seri intervistash ligjvenesi Weiner e pranoi si ishte ai autori i fotografise. Ne nje konference shtypi mbreme ne Nju Jork ai perseriti disa here se kishte bere gabime te tmerrshme dhe nje budallallek te madh per te cilen mbante pergjegjesi te plote madje ai i kerkoi disa here falje bashkeshortes.

Zoti Weiner pranoi gjithashtu se kishte zhvilluar biseda te papershtatshme ne Internet edhe ne telefon me 6 femra para dhe pasi ishte martuar kohet e fundit. Por ai tha se nuk ishte takuar personalisht me asnjeren prej ketyre femrave dhe nuk kishte pasur marredhenie fizike jashte marteses se tij nje vjecare. Bashkeshortja e tij Huma Abedin ka qene per nje kohe te gjate ndihmese e Sekretares se Shtetit Hillari Klinton. Zoti Weiner tha se gruaja e tij e mesoi te verteten dje ne mengjes.

46 vjecari Weiner demokrat liberal kembenguli se nuk kishte shkelur ndonje ligj madje tha se do te bashkepunonte plotesisht me hetimet e komisionit perkates te Dhomes se Perfaqesuesve. Me syte e mbushur me lot dhe zerin qe i dridhej zoti Weiner iu pergjigj dhjetra pyetjeve te gazetareve qe therrisnin ne konferencen e shtypit ne Manhattan.

Udheheqesja e pakices demokrate ne Dhomen e Perfaqesuesve Nancy Pelosi kerkoi qe Komisioni i Etikave i Kongresit te beje hetime per te percaktuar nese ligjvenesi kishte perdorur burime zyrtare apo nese kishte shkelur rregulla te Dhomes se Perfaqesuesve.

Ndaj zotit Weiner eshte shtuar presioni pasi nje fotografi e tij e papershtatshme i shkoi nje gruaje ne shtetin e Uashingtonit nepermjet Twitterit. Per disa dite ai pretendonte se ishte viktime e piraterise kibernetike.

Analistet thone se zotit Weiner mund ti behet presion nga koleget e tij demokrate qe te jape menjehere doreheqjen per te parandaluar mundesine qe skandali te marre permasa edhe me te medha. Disa fotografi te zotit Weiner qarkulluan dje ne Internet ne te cilat ai pozonte pa kemishe duke treguar muskujt e tij.

Ka pasur spekullime se zoti Weiner kishte ne plan te kandidonte per postin e Kryetarit te Bashkise se qytetit te Nju Jorkut ne zgjedhjet e vitit 2013.  Tani e ardhmja e tij politike eshte ne dyshim.

Skandali filloi para me shume se nje jave kur nje faqe konservatore interneti njoftoi se nje fotografi e nje mashkulli ishte derguar nga llogaria ne Twitter e zotit Weiner tek nje studente ne Seattle te shtetit Uashington.

Skandali u pershkallezua dje kur faqja e internetit BigGovernment.com e administruar nga aktivisti konservator Andrew Breitbart publikoi fotografi te zotit  Weiner qe thuhet te jene marre nga nje grua tjeter te derguara nga ligjvenesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›