E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja zgjeron sanksionet kundër Iranit

Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet kundër Iranit si pasojë e vazhdimit të abuzimit me të drejta e njeriut në këtë vend. Unioni shtoi edhe 29 emra të tjerë në listën e subjekteve tw cilave u janë ngrirë asetet tregtare ose njerëzve që u ndalohen udhëtimet. Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg tha se sanksionet ishin shtuar për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që ai e quajti "gjendje e tmerrshme" e të drejtave të njeriut në Iran. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombet e Bashkuara e kanë ndëshkuar Iranin me një sërë sanksionesh për dhunimin e të drejtave të njeriut dhe për posedim të teknologjisë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore. Se fundmi , agjencia gjysmë-zyrtare iraniane FARS tha se dy regjisorët e arrestuar muajin e kaluar për lidhje të dyshuara me shërbimin e gjuhës farsi në BBC, u liruan. Irani i ka akuzuar regjisorët se kanë punuar me BBC-në për materiale që kanë dëmtuar imazhin e vendit. Ndwrkaq po nw iran, wshtw dwnuar me një vit burg dhe 90 goditje kamzhiku njw aktore. iraniania Marzieh Vafamehr, u ndwshkua për rolin e saj protagonist në filmin që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen artisët në Demokracinë Islamike.
Vafamehr u arrestua në muajin korrik, për pjesëmarrjen e saj në filmin “My Tehran for Sale 2009, i cili ishte në qendër të vëmendjes së censurës. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, edhe pse nuk është ndezur drita e gjelbër që filmi të shfaqet në sallat e kinemave në Iran, ai qarkullon ilegalisht nga një shtëpi në tjetrën. Gjithsesi, aktorja ishte lënë e lirë në fund të korrikut, pas pagimit të garancisë, shuma e të cilës nuk është bërë e ditur, në pritje të vendimit që doli pak ditë më parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›