E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yulia Tymoshenko dënohet me 7 vjet burg

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko është dënuar sot me 7 vjet burg për abuzim me pushtetin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se gjykatësi Rodion Kireyev e ka dënuar Tymoshenkon me 7 vjet burg për tejkalim të kompetencave në një marrëveshje të firmosur me Rusinë në vitin 2009 për gazin.
 

Në seancën e sotme gjyqësore ish-protagonistja e Revolucionit Portokalli ka insistuar se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Yanukovych.
 

Kundër procesit kanë dalë disa herë kundër shtetet perëndimore, në veçanti Shtetet e Bashkuara, që kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›