BE kerkon kompromis Rama thirrje per protesta

Kritikat e KE-se Rama nuk pranon asnje pergjegjesi. Rama Te shperndahet Parlamenti gati per protesta
Pas kritikave te ardhura nga raporti i dorezuar nga KE-ja edhe per bojkotin e opozites i cili ka cuar ne mosfunksionimin e duhur te Parlamentit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama diten e djeshme nuk e perfshiu kete ceshtje ne pergjegjesine e tij dhe partise qe ai drejton. Madje ai kerkoi shperndarjen e Parlamentit dhe rikrijimin e tij ku sipas Rames kete here ai duhet te jete me vote te lire. Institucioni ku te zgjedhurit e popullit diskutojne Parlamenti eshte nje institucion me problematike shume te rende. Krizen ne kete institucion nuk e solli bojkoti Parlamenti eshte ne krize prej mosfunksionimit te demokracise. Ky eshte nje Parlament qe drejtohet ne menyre abuzive nga Kryetarja. Fakti qe KE e nenvizon kete dhe e nenvizon kaq qarte mjafton per te kuptuar se sa thelle ka shkuar e keqja ne rrenjet e ketij Parlamenti qe duhet te shperndahet per tu dhene mundesine shqiptareve ta rikrijojne me vote te lire - tha Rama pas takimit qe ai zhvilloi me drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Evropian Pierre Mirel. Por ne fakt raporti fliste per nje mosfunksionim te Parlamentit dhe nje pergjegjesi jo te vogel ketu ka edhe opozita me bojkotin e saj te gjate apo edhe me raportin e kushtezuar qe ka tani me Parlamentin ku nuk voton asnje ligj prej kohesh. Ndersa kreu i se majtes mendon ndryshe dhe shkon deri aty sa kerkon shperndarjen e tij. Sipas kryesocialistit Rama raporti i KE-se tregoi deshtimin e qeverise dhe ne te njejten kohe perben nje fakt dramatik per Shqiperine. Deshiroj te ndaj me ju refuzimin dramatik te aplikimit per statusin kandidat te BE-se ndaj Shqiperise dramatik per faktin se Shqiperia humbet nje tjeter tren per te mberritur ne BE si kandidate per tu ulur ne tryezen e familjes evropiane. Sali Berisha ka deshtuar qeveria e tij ka deshtuar ky eshte momenti i ballafaqimit me te vertetat e hidhura te ketij raporti. Kjo shumice eshte e dale nga votat e vjedhura qeveris me vota te vjedhura - u shpreh Rama. Gjithashtu kreu i selise roze tha ne konferencen per shtyp se gjate takimit me Mirel e kishte informuar ate per disa padrejtesi qe po u behen nga qeveria sipas tij bashkive dhe komunave qe drejtohen nga socialistet padrejtesi te cilat do te sjellin sipas Rames nje vale protestash te papara ndonjehere per te mbrojtur autonomine vendore. Gjate takimit qe pata me z. Mirel fola edhe per krizen e rende potenciale qe rrezikon te shpertheje per shkak te hapave antikushtetues te mazhorances e cila po grabit taksat vendore per te paguar kompanite qe permes korrupsionit shiten kasat fiskale dhe per hapin qe ka te beje me kushtezimin e grantit te qeverise me nje 18 nje plan per te nxjerre jashte loje bashkite dhe komunat e drejtuara nga socialistet. Keta hapa te bere nga qeveria nuk mund te hidhen prapa kraheve por ne jemi ne pergatitje per te pershkallezuar nje proteste te papare me pare ne emer te autonomise vendore - nenvizoi Rama. Gjate takimit me Mirel kryesocialisti tha se e ka informuar ate edhe per mungesen e gatishmerise qe mazhoranca po tregon per te zgjidhur krizen ndersa i beri thirrje kesaj te fundit qe ne emer te se nesermes evropiane te pranoje kompromisin e ofruar nga selia roze. Kryeministri Berisha duhet ta lexoje dhe ta pranoje oferten e opozites per te zgjidhur krizen politike pasi nuk eshte opozita ajo qe po mban peng politiken por eshte qeveria ajo qe po keqqeveris vendin - nenvizoi kreu socialist. Ndersa pyetjeve te gazetareve se pse opozita nuk voton ligje qe jane te rendesishme dhe qe sjellin reforma ne vend te cilat edhe u paraqiten si mangesi ne raport Rama iu pergjigj duke e hedhur fajin tek qeveria. Nuk duhet te krijojme alibi te tilla. Eumlshte i qarte faji i qeverise ne kete aspekt. Une them se me pare duhet implementimi i ligjeve qe kemi dhe respektimi i tyre - deklaroi Rama. Por kryesocialisti foli edhe per ceshtjen e Gjykates Kushtetuese te cilen ai e konsideroi si nje krize me vete pasi sipas tij mazhoranca po e zvarrit kete ceshtje per qellimet e saj . Ceshtja e Gjykates Kushtetuese eshte nje tjeter krize me peshe qe rrezikon te hapet nese qeveria kerkon ta marre peng ate. Kemi te bejme me nje skenar te qarte antikushtetues pasi eshte Parlamenti ai qe po mban peng zgjedhjen e anetareve te rinj qe jane propozuar nga Presidenti Bamir Topi. Ky eshte nje votim qe po shtyhet ne menyre te paligjshme me qellimin qe atyre anetareve qe u ka mbaruar afati tu kerkohet edhe interpretimi i Kushtetutes - tha Rama. Ne fund te fjales se tij kreu i socialisteve iu pergjigj pyetjes se si do ta detyroje qeverine per te bere transparencen ne permjet protestave nje pergjigje qe nuk solli asgje te re dhe aq me shume qe u perqendrua ne histori. Koha ka treguar raste te tilla madje kur protestat kane qene edhe me te pakta se te tanishmet dhe aq me teper kur drejtuesit dhe qeverite kane qene me te forta se ajo e sotmja. Protestat nuk do te shterojne derisa te shteroje edhe qenia njerezore - perfundoi Rama fjalen e tij.
PS sot ne Kuvend por jo miratim ligjesh
Mbledhja e grupit parlamentar te Partise Socialiste e zhvilluar diten e djeshme diskutoi kryesisht rreth axhendes se dites sotme te Kuvendit ku paraprakisht u vendos pjesemarrja ne diskutimin e lire por ende jo votimi i ligjeve. Ne kete menyre edhe nje here Partia Socialiste nuk pranon te votoje asnje ligj edhe pse raporti i fundit kerkonte ecjen perpara te reformave qe nuk mund te arrihen nese nuk miratohen ligje te rendesishme te vendit te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar. Mbledhja e grupit parlamentar socialist ishte nje mbledhje e shkurter e cila nuk zgjati me shume se 20 minuta dhe qe nuk solli asgje te re ne veprimin politik te kesaj partie per sa i perket raportit te saj te kushtezuar me Parlamentin gje qe sjell njekohesisht mungesen e votimit te ligjeve me mjaft peshe per vendin. Gjithashtu duhet theksuar se kjo mbledhje nuk u drejtua nga kreu socialist Rama pasi ne te njejten kohe me mbledhjen ai zhvilloi nje konference per shtyp me mediat ne lidhje me takimin e tij me drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Evropian Pierre Mirel.