Berisha Kushtetuta nuk shnderrohet ne marreveshje partiake

Raporti i KE-se Berisha-Rames Nuk bejme kompromis antikushtetues. Ligji eshte mbi qeverine dhe opoziten
Kryeministri Sali Berisha perseriti dje gatishmerine e tij per bashkepunim me opoziten sic kerkon BE-ja por pa bere asnje kompromis tjeter vec atij qe bazohet ne shtetin ligjor. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave z. Berisha u ndal tek raporti i KE-se per Shqiperine per vitin 2010. Duke ritheksuar se qeveria e konsideron ate nje dokument pune Berisha kerkoi gjithashtu nga ministrat qe ne krye te pak javeve te sqarojne cdo pasaktesi te mundshme qe mund te jete reflektuar ne raport.
Raporti i KE-se i meshonte gjithashtu edhe zgjidhjes sa me shpejt te ngercit politik ne Shqiperi qe sic thuhet ne raport ka ndikuar ne nje funksionim jonormal te Kuvendit. Referuar kesaj ceshtjeje Kryeministri theksoi se mazhoranca mbetet e hapur per bashkepunim me opoziten por asnjehere per zgjidhje politike qe dhunon ligjin. Kreu i qeverise beri te ditur se kishte rene dakord me Komisionin Evropian qe pala shqiptare te beje oponencen per pjese te raportit qe ajo mund ti konsideroje te pasakta dhe brenda 5 javeve te coje ne Bruksel te argumentuar me detaje opinionin e qeverise per pasaktesi eventuale. Per kete Berisha shprehu bindjen se ne asnje rast nuk do te lejoje qe Kushtetuta e vendit te shnderrohet ne nje marreveshje politike pasi ligji eshte mbi qeverine dhe mbi opoziten.
Duke mbetur gjithnje te hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne menyren me te prere ne do te bejme ne cdo rast dhe ne cdo rrethane qe ligji te qendroje mbi qeverine qe ligji te qendroje mbi opoziten. Ne rast se qeveria shqiptare do te mund te imagjinoje ta shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon zoti kryetar i Partise Socialiste kjo nuk mund te ndodhe - tha Berisha. Kryeministri pohoi me tej se raporti do te shnderrohet ne nje program pune ndersa do te njoftohet Komisioni Evropian per cdo pasaktesi qe mund te kete brenda tij. Me zotin Pierre Mirel eshte rene dakord qe ceshtje te cilat mund te jene te pasakta brenda 4 apo 5 javeve do tia percjellim Komisionit ne menyre me te argumentuar - deklaroi Kryeministri.
Ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave kreu i qeverise komentoi raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine duke garantuar se qeveria do ta trajtoje me seriozitet gjithe problematiken qe paraqet ky raport.
Mazhoranca mbetet gjithmone e hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne respekt te shtetit ligjor dhe institucioneve si kusht themelor i kritereve te Kopenhagenit - theksoi z. Berisha. Duke mbetur tek raporti i KE-se per Shqiperine Kryeministri beri me tej te ditur se eshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fushat pasi procesi i integrimit evropian duhet te bazohet ne merite. Midis Shqiperise ideale dhe Shqiperise reale ekziston ndryshim i madh - tha Berisha duke siguruar se qeveria po punon cdo dite per nje persosje gjithnje me te madhe te standardeve dhe normave demokratike ne kete vend.
Kryeministri njoftoi se po punohet per te konsoliduar standardet e ekonomise se tregut dhe kohezionit social te shoqerise si kushtet dhe rruga e sigurt per integrimin e vendit.
Zogu hyn ne qeveri Berisha leshon batuten
Cudia ndodhi dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave... Ne momentin qe Kryeministri Sali Berisha fliste per statusin e vendit kandidat per ne BE ne dritaren e zyres qe e mbulonin perdet ngjyre jeshile kishte ndaluar nje zog. U degjua vetem cicerima e tij qe skishte te ndalur dhe paralel me fjalet e Kryeministrit i cili fliste per lajmin e vizave dhe integrimin ne BE. Por ne cast nderhyri ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi i cili i kujtoi Kryeministrit se ne dritare po kendonte nje zog... E qeshura e kabinetit qeveritar u shoqerua me fjalet e Berishes ku pas tij zogu nuk nderpriste cicerimat E shikoni na erdhi zogu ne dritare eshte gje shume e mire. Lajmes i mire. Per zogjte ka legjenda por ne rastin tone eshte gjysme legjende gjysme realitet. Nuk eshte faji im qe na vjen zogu ne qeveri per lajme te mira...