E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi Fule KE nuk i tha Jo Shqiperise

Nje dite pas opinionit per statusin komisionari per Zgjerim i BE-se Stefan Fule flet per here te pare per mediat shqiptare. Fule tha dje per Klan se si data 8 nentor edhe data 9 nentor 2010 jane dy data historike dhe tejet pozitive per Shqiperine dhe nuk duhen shikuar aspak si dhurate por si merite per reformat. Ai nenvizoi se Evropa nuk i tha Jo Shqiperise per statusin e kandidatit perkundrazi ia hapi akoma me shume deren duke i dhene mundesi qe te plotesohen sidomos kriteret politike. Komisioneri Fule beri te qarte se Shqiperia i ka te gjitha mundesite qe ne nentor te vitit tjeter jo vetem te marre statusin por edhe te hape negociatat me BE-ne ne te njejten date.

Komisioner para se te futemi tek ceshtja e opinionit do te doja te ndalesha te progres-raporti i ketij viti. Ka disa qe mendojne ne Tirane se meqe Komisioni nuk e dha dje rekomandimin per statusin e kandidatit per Shqiperine Shqiperia nuk paska bere asgje gjate nje viti dhe te gjitha reformat permblidhen me fjalen deshtim. Pyetja ime eshte A ka bere Shqiperia progrese ne krahasim me nje vit me pare apo eshte deshtim
Ka bere progrese dhe ka dy data te rendesishme qe e tregojne kete. E para eshte e hena e 8 nentorit kur u mor vendimi per liberalizimin e vizave qe tregoi se politikanet shqiptare mund te arrijne rezultate edhe pse procesi i vizave ishte vertet nje proces shume kerkues per te permbushur te gjitha kriteret e udherrefyesit. Vendimi per heqjen e vizave nuk ishte nje dhurate falas qe shtetet anetare i bene Shqiperise. Ishte vertet nje pune e veshtire gjate gjithe procesit dhe ishte vleresimi me i mire qe BE-ja dha per punen tuaj dhe sinqerisht urimet e mia per qytetaret shqiptare. Data e dyte eshte ajo kur Komisioni dha opinionin. Nese ju lexoni me vemendje opinionin e Komisionit Evropian ne nuk kemi thene qe ne spropozojme hapjen e negociatave te anetaresimit me Shqiperine. Eumlshte e kunderta. Ne rekomandojme hapjen e negociatave te anetaresimit per Shqiperine por sigurisht me disa kushtezime per te plotesuar disa kritere. Ne kete aspekt ka nje pike shume te rendesishme. Ne mundohemi te jemi shume serioze kundrejt qeverise shqiptare dhe kundrejt qytetareve. Ne nuk po ju themi juve ne menyre shume te pergjithshme lsquoDegjoni ju duhet te plotesoni keto kritere dhe pastaj le ta shohim. Jo. Ne kemi dhene nje liste shume te detajuar dhe pervec kesaj ju kemi dhene nje afat shume te qarte. Ne e kemi bere te qarte se do te shohim si do te plotesohen kriteret e opinionit gjate shpalljes se progres-raportit te paketes se zgjerimit te vitit tjeter. Pra ne ju ofrojme vertet nje mundesi per disa muaj deri ne nentor. Fakti qe Shqiperia nuk eshte rekomanduar si shtet kandidat tani nuk do te thote se Shqiperia nuk mund te arrije afatin e vitit tjeter dhe kjo nuk do te thote qe une si komisioner nuk do te jem ne gjendje jo vetem qe te rekomandoj statusin e kandidatit per Shqiperine por gjithashtu edhe nje date per hapjen e negociatave te anetaresimit. Pra kjo eshte ne doren e vete vendit. Eumlshte shume e rendesishme te thuhet se per arritjen e hapjes se negociatave ka pergjegjesi jo vetem qeveria shqiptare por i gjithe spektri politik edhe opozita. Pra eshte nje pergjegjesi e perbashket per qeverine dhe opoziten per te arritur kete ashtu sic eshte pergjegjesi e perbashket per te kapercyer ngercin politik. Ngerci politik eshte ai per te cilin ne kemi fjalen kur flasim per permbushjen e kritereve te Kopenhagenit. Kjo eshte diferenca edhe per statusin e kandidatit.

Pikerisht kete doja tju pyesja. Kur shoh dy raportet prej 125 faqesh per te dyja vendet ato nuk kane shume ndryshim madje mund te themi se Shqiperia eshte me e avancuar ne fushen e ekonomike apo luften kunder krimit te organizuar sesa Mali i Zi. Pra a eshte ngerci politik vertet e vetmja arsye qe ju nuk e rekomanduat qe tani statusin e kandidatit

Mendoj se nuk duhet ti krahasojme vendet duke i pare kriteret nje nga nje pasi behet fjale per vende te ndryshme sfida te ndryshme dhe eshte e veshtire te krahasosh fjale per fjale arritjet ashtu sic eshte e veshtire te shohesh nje per nje listen e prioriteteve qe ne u kemi dhene te dyja vendeve per te permbushur per hapjen e negociatave. Po te krahasosh listat e prioriteteve ka nje numer me te madh ne rastin e Shqiperise por kjo nuk tregon automatikisht pergatitjen e vertete te vendit. Kjo eshte pika e pare. Ka dhe dicka tjeter kur ne flasim per pergatitjen e hapjes se negociatave te anetaresimit eshte permbushja e kriterit politik pra kritereve te Kopenhagenit. Ne e tregojme kete shume qarte ne opinion. Ne kemi disa ceshtje per te zgjidhur edhe ne Mal te Zi edhe ne Shqiperi lidhur me stabilitetin e institucioneve ne perputhje me respektimin e shtetit ligjor dhe ketu ka dallim kur flasim per nje ceshtje apo per shume ceshtje. Ne rastin e Shqiperise pervec institucioneve dhe shtetit ligjor eshte edhe ceshtja e demokracise. Ne kete aspekt ne i referohemi ngercit politik pasi kjo ka nje rrjedhoje per Parlamentin. Sigurisht qe une e di qe Parlamenti funksionon dhe aprovon ligje por a funksionon ne nje baze gjitheperfshirese Jo. A reflekton menyren evropiane te trajtimit te ceshtjeve Jo. A eshte ne gjendje qe te aprovoje ligje ku nevojitet shumice e kualifikuar Jo. A ka ende tensione midis paleve qe filluan qe me zgjedhjet e vitit te kaluar dhe u bene shkak te mos arrihet nje marreveshje edhe per integrimin evropian Ka. E kam thene perpara dhe po e them prape kur takohem me politikanet tuaj. Ata jane te pjekur dhe kane te gjitha instrumentet demokratike per te zgjidhur ngercin politik.

Ka disa zera ne Bruksel ne Parlamentin Evropian por edhe ne gjirin e shteteve anetare qe thone se Shqiperia nuk vleresohet ne menyre te ndershme per faktin se 80 e popullsise se saj eshte myslimane pavaresisht se nuk behet fare fjale per myslimanizem radikal

Sinqerisht jo. Nuk e kam degjuar dhe i hedh poshte kategorikisht keto lloj zhurmash. Jam madje i habitur se si disa mund te perhapin keto lloj informacionesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›