Frattini uron shqiptaret Vizat etape e ndermjetme drejt BE-se

Ministri i Jashtem italian mesazh vidio Heqja e vizave jo dhurate e Brukselit por merite e qeverise
Dy dite pas vendimit qe mori Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se per heqjen e vizave per Shqiperine ministri i Jashtem italian Franco Frattini nepermjet nje mesazhi video pershendeti dje liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Kryediplomati italian theksoi se lajmi ka gezuar pa mase Italine nje rezultat ky i shkelqyer sipas tij per qytetaret shqiptare. Ai shprehet me tej se Shqiperia e meritonte heqjen e vizave qe nuk eshte nje dhurate e Evropes por nje rezultat te cilin autoritetet shqiptare e kane merituar me punen dhe me bashkepunimin me Evropen. Italia qe nga momenti i pare ka qene perkrah Shqiperise per ta inkurajuar e per ta ndihmuar ne kete proces - eshte shprehur ministri i Jashtem italian. Ai shprehet i sigurt kur thote se ky rezultat do te afroje akoma me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian qe ky te mos jete fundi i nje rruge por i nje etape te ndermjetme. Frattini uroi qe liberalizimi i udhetimit te qytetareve shqiptare tu mundesoje shume te rinjve jo vetem takimin me te afermit e tyre por edhe ndjekjen e studimeve ne Universitetin e Romes nje menyre qe sipas tij do ti beje shqiptaret te ndihen edhe me afer Italise mike qe nuk ka kursyer asnjehere mbeshtetjen per Shqiperine. Ministri i Jashtem italian u shpreh ne fund te mesazhit te tij se heqja e vizave erdhi edhe si nje merite e suksesit te qeverise shqiptare dhe te gjithe atyre qe kane dashur te arrijne bashkerisht kete rezultat te madh. Dy vjet me pare mberriti ne Tirane ne cilesine e Zv/Presidentit te Komisionit Europian per ti hapur driten jeshile dialogut politik Shqiperi ndash Bashkimi Evropian per liberalizimin e vizave ndersa tani shprehet i kenaqur qe vendi yne arriti ta permbylle me sukses kete proces. Mendoj se Shqiperia e meritonte ky rezultat nuk eshte nje dhurate e Evropes por nje rezultat te cilin autoritetet shqipetare e kane merituar me punen dhe me bashkepunimin me Evropen. Urime te gjithe miqeve shqiptare per kete sukses te cilin e keni merituar qeverise shqiptare kryeministrit Berisha dhe te gjithe atyre qe kane dashur te arrijne bashkarisht kete rezultat te madh - u shpreh z.Fratini. Duke nenvizuar faktin se Italia ka perkrahur dhe inkurajuar pa rezerva Shqiperine ne arritjen e ketij objektivi Ministri i Jashtem Italian shprehu bindjen se Shqiperia shume shpejt do te behet pjese e familjes europiane. Jam i sigurte se ky rezultat do te afroje akoma me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian. Qe te mos jete fundi i nje rruge por nje etape e ndermjetme. Duam te shofim Shqiperine ti bashkohet sic ka bere mbas antarsimit ne Nato edhe familjes se madhe te Bashkimit Evropian. Sic dihet ne mbeshtesim antaresimin ne BE- theksoi z.Franco Frattini.
Van Rompuy BE te pranoje vendet e Ballkanit Perendimor
Kreu i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy fton vendet e Bashkimit Evropian qe te vazhdojne me tej ne frymen e unitetit evropian dhe te pranojne vendet e Ballkanit Perendimor si vende anetare. Nga ana tjeter u ka bere thirrje qeverive proevropiane ne vendet e Ballkanit Perendimor te mos humbasin entuziazmin e populli i ketyre vendeve te mos humbase shpresen.Keto komente Van Rompuy i beri ne prani te Kancelares Angela Merkel dhe shume politikaneve tjere evropiane. Duhet qe se bashku te luftojme rrezikun e nje euroskepticizmi te ri - deklaroi Rompuy ne nje fjalim ne Berlin ndersa mendimet se ne nje bote te globalizuar nje vend mund te mbijetoje i vetem me teper se iluzion e quajti nje genjeshter.
Zgjerimi nuk eshte thjesht nje proces burokratik i Brukselit. Behet fjale per renien dakord me ngjarjet historike qe nga 1989-a. Ne hapjen ndaj anetareve te rinj Unioni mbase nuk ka arritur rritjen se bashku por ka vulosur nje fakt te rendesishem. Evropianet i perkasin njeri-tjetrit. Jemi nje union - deklaroi belgu Van Rompuy ne fjalen e tij ku ne me teper se nje rast permendi se deshironte ta shihte te gjithe Ballkanin Perendimor te integruar ne BE.