E Diel, 1 Nëntor 2026

BE kërkon ruajtjen e demokracisë nga Egjipti

Egjipti duhet të ruajë rrugën e tij të demokracisë, ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian, duke refuzuar të komentojë më tej zgjedhjet presidenciale të së dielës, nga të cilat të dy kandidatët kanë deklaruar fitore.

Vëllazëria Myslimane tha se kandidati i saj Mohamed Morsi ka fituar 52 për qind të votave. Por, nga fushata e kundërkandidatit të tij është thënë se Ahmed Shafik ka arritur atë rezultat.

“Raportet e hershme konfirmojnë se zgjedhjet janë kryer në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, ka thënë MajaKocijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë së BE-së, Kethrin Eshton.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve publikohen të enjten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›