E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i G20-tës, Obama: Të stabilizohet sistemi financiar

Liderët e mbledhur në samitin e G20 në Meksikë duhet të punojnë për të stabilizuar sistemin financiar dhe SHBA do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për rritjen ekonomike dhe rritjen e besimit në tregje, ka thënë presidenti amerikan, Barak Obama.

“Bota është shumë e shqetësuar për ritjen e ngadaltë ekonomike”, ka thënë Obama gjatë një takimi dy palësh me presidentin meksikan, Felipe Kalderon, para samitit të ekonomive të mëdha dhe atyre në zhvillim.

“Tani është koha, që të sigurojmë se të gjithë ne, duhet të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të stabilizuar sistemin botëror financiar, për të shmangur proteksionizmin”, ka thënë Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pritet të kërkojë sinjale më të forta dhe më të shpejta nga Evropa për të zgjidhur situatën financiare dhe për ta prarandaluar atë të dëmtojë ekonominë amerikane dhe shanset e tij për t`u rizgjedhur.

Ai do të zhvillojë gjithashtu diskutime me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por pak pritet që ata do të kapërcejnë ngecjen lidhur me gjendjen në Siri. Rusia dhe Kina, anëtare me të drejtë vote të Këshillit të Sigurimit nuk kanë lejuar që ndaj Presidentit Bashar al-Assad të merren masa serioze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›