Mbretëria saudite, Princi Selman trashëgimtar i fronit

Mbreti Abdullah e ka emëruar gjysmë-vëllain e tij Princin Selman si trashëgimtar të fronit pas vdekjes së princit të kurorës Najef.
Televizioni shtetëror njoftoi të hënën se mbreti emëroi Selmanin si “Princ të kurorës dhe Zëvendëskryeministër”, duke e mbajtur atë si ministër të mbrojtjes.
Vëllai i plotë i mbretit, princi Ahmed, i cili ka shërbyer si Zëvend.ësministër i Brendshëm për disa dekada nën Najefin, është emëruar Ministër i Brendshëm.
Ndërkaq princi Najef, trashëgimtar i radhës i fronit, ndërroi jetë të shtunën në moshën 70 vjecare. Ai vdiq në një spital jashtë Mbretërisë, pasi prej muajsh ishte i sëmurë dhe trajtohej në një spital në në Zvicër.