BE kerkon zbatim te menjehershem te marreveshjes mes Serbise dhe Kosoves

Bashkimi Evropian thote se kerkon nje zbatim te shpejte te marreveshjes mes Serbise dhe Kosoves qe synon lehtesimin e shqetesimeve te Kosoves rreth refuzimit te Serbise per te njohur pavaresine e shtetit te ri.
Marreveshja e nenshkruar javen e kaluar do te lejoje kosovaret qe te udhetojne ne Serbi me letra identifikimi te leshuara nga Kosova. Po ashtu ne baze te marreveshjes Serbia ja kalon Kosoves dokumentet civile si certifikatat dhe licensat e marteses. Te dy vendet do te njohin diplomat e secilit vend.
Shefja e politikes se jashteme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton e pershendeti marreveshjen duke thene se kjo do te sjelle me prane Evropes Kosoven dhe Serbine.
Por Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic i tha agjencise se lajmeve Associated Press se deshira per stabilizimin ne Ballkan dhe jo presioni nga Bashkimi Evropian e motivuan vendin e tij per te arritur marreveshjen me Kosoven dhe po ashtu te arrestoje te kerkuarin per krime lufte Ratko Mlladic.